Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar klubin e futbollit KF Lepenci për sukseset dhe rrugëtimin e tij sportiv, duke vlerësuar kontributin e klubit në futbollin kosovar.
Në një postim publik, Kurti ka theksuar se KF Lepenci, me fanellat kuqezi dhe me tifozërinë e njohur “Fikshat”, është një nga klubet më të hershme të futbollit në Kosovë dhe vitin e ardhshëm shënon 70-vjetorin e themelimit. Ai shtoi se klubi aktualisht është i inkuadruar në Ligën e Parë dhe po vazhdon me përkushtim dhe vullnet synimin për rikthim në Superligë.
Kryeministri Kurti ka vlerësuar gjithashtu angazhimin e lojtarëve, stafit dhe tifozëve, duke i uruar suksese të mëtejshme në garat sportive.
Po ashtu, ai ka bërë të ditur se në mandatin e ardhshëm qeverisës do të angazhohet për renovimin e Stadiumit të qytetit në Kaçanik, i cili mban emrin e dëshmorit Besnik Begunca, si një investim për zhvillimin e sportit dhe infrastrukturës sportive në këtë komunë.
Sipas tij, ky projekt është në shërbim të sportdashësve, klubit dhe qytetarëve të Kaçanikut, si dhe në funksion të avancimit të sportit në nivel vendi.
Shpërthim masiv në fabrikën e fishekzjarreve në Maltë, dy të...
“Edhe unë do revoltohesha po të më thoshin se shteti po fal ...
Egzon Bejtullai kryen me sukses operacionin, nis fazën e rik...
Kurti për Marrëveshjen e Brukselit e Ohrit: E kam pranuar, p...
Antidroga kap mbi 25 kg marihuanë në Zveçan dhe Jarinjë, arr...
Rama: Rojat private që morën zvarrë protestuesin duhet të is...