Real Madridi po planifikon të përforcohet në mesfushë për sezonin e ardhshëm.
Dhe, gjiganti spanjoll duket se e ka zgjedhur futbollistin që do ta kërkojë gjatë verës që vjen.
Mediumi “Fichajes” raporton se “Los Blancos” ia kanë vënë syrin mesfushorit të Leicester Cityt, Jamed Madisson.
Përfaqësuesi anglez shihet si pasardhës afatgjatë dhe i sigurt i Luka Modricit, i cili po shkon drejt pensionimit.
Mirëpo, Reali duhet të matet mirë para se ta blejë Madissonin, i cili mund t’i kushtojë rreth 80 milionë euro.
Lojtarin e duan edhe gjigantët e Premierligës, por do t’i përkasë atij ta zgjedh klubin e ri.
46-vjeçari nga Kosova arrestohet në Ulqin, dyshohet se vrau ...
Takimi me kongresistët amerikanë, Haxhiu: Anëtarësimi në NAT...
Belgrano fiton titullin historik pas rikthimit të çmendur nd...
Arrestohen dy kosovarë në Maqedoni, dyshohen se transportoni...
Policia ekstradon nga Zvicra të dyshuarin për “Dhunim”
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...