Real Madrid ka vendosur të mos e shqyrtojë më seriozisht vazhdimin e Álvaro Arbeloas në pankinë.
Pas shkarkimit të Xabi Alonsos në fillim të vitit, drejtuesit merreshin me alternativa dhe emri favorit ishte Zidane, por ai nuk ishte i gatshëm të rikthehej pasi thuhet se kishte marrëveshje me kombëtaren franceze.
Arbeloa mori drejtimin si zëvendësues i Alonsos, por rezultatet dhe paraqitjet nuk kanë bindur drejtuesit e klubit, dhe në Valdebebas po mendojnë për trajner të ri.
Sipas Mundo Deportivos, drejtuesit kanë përcaktuar qartë profilin që duan: jo një trajner i ri si Xabi Alonso. Emra si Cesc Fàbregas apo Andoni Iraola nuk i përshtaten këtij profili.
Jurgen Klopp mbledh shumë mbështetje mes tifozëve dhe në administratë, por duket i rezervuar për t’u bërë trajner i Realit — dhe në Gjermani po përmendet gjithnjë e më shumë mundësia që ai të marrë drejtimin e kombëtares gjermane pas Nagelsmann. Edhe Nagelsmann figuron si një alternativë në bisedat e brendshme.
Real Madrid po kërkon një emër me peshë dhe përvojë të provuar: në listë përmenden Jose Mourinho, Mauricio Pochettino, Didier Deschamps dhe Massimiliano Allegri.
Klubi dëshiron një trajner që di të menaxhojë dhomat e zhveshjes së një skuadre të madhe dhe po heq dorë nga eksperimentet me trajnerë të rinj dhe premtues që ende nuk kanë drejtuar një klub të nivelit të lartë.
Ky është viti i dytë me radhë që Real Madridit nuk fiton trofe me peshë, dhe për drejtuesit është e papranueshme./Arbresh.info
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...