Real Madrid shënon fitore të madhe ndaj Barcelonës, shkëputet në tabelë

18:25 | 26 Tetor 2025
D.H

Real Madridi ka arritur të shënoj fitore jashtëzakonisht të rëndësishme ndaj Barcelonës në kuadër të xhiros së 10-të në La Liga. Një ndeshje e çmendur që prodhoi gjithçka nga golat, penalltitë, gola të anuluar e karton të kuq.

Reali fitoi 2-1 ndaj Barcelonës, shkruan Arbresh.info.

Ndeshja nisi furishëm ndeshjen ku vetëm pas dy minutash fitoi penallti, mirëpo pas rishikimit me VAR u anulua.

Në minutën e 12-të, Kylian Mbappe realizoi një supergol por VAR-i ishte aleat i Barcelonës edhe njëherë pasi goli u anulua, shkruan Arbresh.info.

Dhjetë minuta më vonë pas një super asistimi nga Jude Bellingham, Kylian Mbappe ishte i vetëm para portierit ku nuk gaboi dhe realizoi për 1-0.

Reali pati edhe disa mundësi tjera por nuk i realizoi. Shtatë minuta para fundit të pjesës së parë, Barcelona barazoi me Fermin Lopezin, i cili shënoi pas një gafe të Arda Gulerit.

Nuk vonoi shumë dhe pesë minuta më vonë, Reali riktheu epërsinë me golin e Jude Bellinghamit.

Në fund të minutave shtesë, Vini pati mundësi të mirë, por goditja e tij u ndal nga portieri polak i Barcelonës.

Edhe në nisjen e etapës së dytë, Reali e nisi më mirë, ku edhe fitoi penalltia pas një prekje të topit me dorë të Eric Garcias, në minutën e 52-të.

Si rrallëherë, Kylian Mbappe gaboi nga penalltia, ku priti Szczesny.

Tutje, Reali rrezikoi edhe një herë me Viniciusin por godtija e tij u bllokua nga njëri prej mbrojtësve të Barcelonës.

Edhe Mbappe e Rodrygo rrezikuan por në vendin e duhur ishte portieri polak, i cili shpëtoi Barcelonën nga një humbje e thellë.

Barcelona pati mundësinë e veta me Rashordin, Fermin Lopezin por jo të rrezikojnë seriozisht portën e Realit.

Krejt në fund Pedri u ndëshkua me karton të kuq në minutën e fundit shtesë, dhe e la skuadrën me 10 lojtarë në fushë. Pas kësaj pati një tollovi tek bankat rezervë, mes disa lojtarëve të Realit dhe Barcës.

Me këtë fitore, Real Madridi shkon në kuotën e 27 pikëve pas 10 ndeshjeve, kurse Barcelona mbetet me 22 sosh.

Takimin e radhës Reali e luan në shtëpi tek Valencia, kurse Barca takohet me Elchen./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme