Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e 61-të për këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi Kreshnik Radoniqi. Vendimet janë marrë në mbledhje elektronike.
KQZ përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka miratuar procedurën standarde të veprimit për aktivitetet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), e cila përcakton organizimin, funksionimin dhe përgjegjësitë e QNR-së gjatë administrimit të materialeve zgjedhore dhe numërimit të votave. Procedura rregullon të gjitha fazat e procesit, nga pranimi i materialeve zgjedhore deri te numërimi, verifikimi, rinumërimi eventual, tabulimi dhe publikimi i rezultateve.
Po ashtu, KQZ vendosi që votuesve të regjistruar për votim në përfaqësitë diplomatike jashtë Kosovës t’u lejohet votimi me dokumente identifikimi të Republikës së Kosovës me afat të skaduar të vlefshmërisë. Sipas KQZ-së, ky vendim vjen pas evidentimit të rasteve të ngjashme gjatë procesit të votimit në zgjedhjet e kaluara për Kuvendin e Kosovës.
Në këtë mbledhje është miratuar edhe plani operacional për ditën e zgjedhjeve, më 7 qershor 2026. Dokumenti përcakton organizimin, koordinimin dhe përgjegjësitë e zyrtarëve të angazhuar në administrimin e procesit zgjedhor brenda dhe jashtë vendit, përfshirë përgatitjen e qendrave të votimit, shpërndarjen e materialeve zgjedhore, raportimin e pjesëmarrjes dhe rezultateve preliminare, si dhe menaxhimin e situatave operative gjatë ditës së zgjedhjeve.
KQZ ka miratuar edhe planin e konferencave për informimin e publikut lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor.
Më 6 qershor 2026, për procesin e votimit në përfaqësitë diplomatike, do të mbahen konferenca në orën 09:00, 14:00 dhe 20:00, ndërsa në orën 01:00 do të lëshohet njoftim për media për përfundimin e votimit në përfaqësitë diplomatike.
Ndërkaq, më 7 qershor 2026, në ditën e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës, KQZ do të mbajë konferenca në orën 08:00, 11:30, 15:30 dhe 19:30. Për kohën e mbajtjes së konferencës së pestë, në të cilën do të publikohen rezultatet e përmbledhura preliminare të subjekteve politike, KQZ-ja do të njoftojë me kohë.
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...
Asllani me fjalë të mëdha për trajneri Maran
Vdekja e dy të rinjve kosovarë në Shëngjin, Haradinaj: Bashk...
Trump: Do të doja ta takoja Ajatollahun iranian
KQZ miraton planin operacional për zgjedhjet e 7 qershorit