Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të jetë i pranishëm në samitin e ardhshëm të NATO-s që do të zhvillohet në Turqi gjatë muajit korrik.
Lajmi u bë i ditur nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, gjatë një dëshmie para një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve.
Rubio e cilësoi këtë samit si një nga më të rëndësishmit në historinë e NATO-s, duke theksuar se “ka disa gjëra që duhen sqaruar dhe korrigjuar”.
Ai shtoi se pjesëmarrja e Presidentit Trump personalisht në këtë takim është një tregues i angazhimit të SHBA-së për të forcuar aleancën dhe për të adresuar sfidat aktuale të sigurisë.
Samiti i korrikut pritet të fokusohet në çështje strategjike të sigurisë, bashkëpunimin mes vendeve anëtare dhe rolin e NATO-s në përballimin e krizave globale.