Momente tensioni në “Air Albania”: Futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset menjëherë me Hysajn

21:54 | 3 Qershor 2026
E.G

Miqësorja Shqipëri–Izrael nuk ka kaluar pa tension në stadiumin “Air Albania”, mes lojtarësh që u zunë pas golit të izraelitëve.

Gjithçka ndodhi në minutën e 73-të, kur Oscar Gloukh zhbllokoi rezultatin për Izraelin dhe gjatë festës së golit vendosi të provokonte tifozët shqiptarë.

Reagimi erdhi menjëherë nga Elseid Hysaj, i cili iu afrua Gloukh dhe i kërkoi llogari për veprimin e tij. Situata u tensionua për disa çaste, por ndërhyrja e gjyqtarit e qetësoi shpejt episodin.

Të dy futbollistët, Oscar Gloukh dhe Elseid Hysaj, u ndëshkuan me karton të verdhë.

Pas incidentit, Izraeli vendosi ta largojë Gloukh nga fusha, duke e zëvendësuar. Më pas ndeshja në “Air Albania” vijoi pa probleme të tjera. /Telegrafi/