Koalicioni i organizatave joqeveritare për mbrojtjen e fëmijëve KOMF reagoi ndaj përfshirjes së fëmijët në fushatë zgjedhore, duke i bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të ndërmarrë masat përkatëse.
“Përkundër thirrjeve të KOMF për të mos përfshirë dhe shfrytëzuar fëmijët në aktivitetet e fushatës zgjedhore, subjektet politike po vazhdojnë t’i përfshijnë fëmijët në aktivitete politike.
KOMF rithekson se përfshirja dhe shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime politike përbën shkelje të të drejtave të fëmijëve, cenon dinjitetin dhe mirëqenien e tyre, si dhe është në kundërshtim me parimin e interesit më të mirë të fëmijës.
KOMF i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të monitorojë në mënyrë aktive aktivitetet e subjekteve politike dhe, në çdo rast kur konstatohet përfshirja ose shfrytëzimi i fëmijëve në fushatë zgjedhore, të ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në reagimin e Koalicionit të organizatave joqeveritare për mbrojtjen e fëmijëve KOMF.
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...