Real Madrid është i gatshëm ta lejojë sulmuesin Luka Jovic, të huazohet te Milan gjatë verës.
Jovic u transferua në “Santiago Bernabeu” verën e kaluar nga Eintracht Frankfurt, por është i lidhur me kalimin te Milan vetëm pas një sezoni, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se “Rosonerët” nuk do munden të transferojnë Jovic, por kanë mundësinë për ta huazuar duke e ribashkuar me Ante Rebic në “San Siro”, me të cilin formoi një dyshe të frikshme te Eintracht Frankfurt.

Forma jo e mirë e lojtarit këtë sezon ka humbur besimin e “Los Blancos”, andaj pritet që në pozitën e tij të transferohet ndonjë lojtarë tjetër.
Kylian Mbappe dhe Erling Haaland shihen si lojtarët e kërkuar nga “Galaktikët”./arbresh.info.
Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin Nufi
Starmer: Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqin mis...
Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lëndu...
Kuka pas Evropianit: Një medalje e artë dhe paraqitje premtu...
Pa asnjë votë kundër, miratohet vendimi për dërgimin e FSK’s...
Çmimet e naftës bien për 10% pasi Irani njoftoi hapjen e Ngu...