Ndeshja e tretë gjysmëfinale mes Bashkimit dhe Pejës është ndërprerë pesë sekonda pa përfunduar sfida e cila ishte në vazhdime.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se një përleshje ka nisur mes sigurimave të palestrës dhe mes disa tifozëve në zonën VIP, shkruan Arbresh.info.
Pas kësaj gjithçka ka eskaluar duke u hedhur mjete piroteknike në parket.
Ndërkohë menjëherë pas kësaj ngjarje me një reagim ka dalur klubi pejan, ku thuhet se është goditur me grushte një prej basketbollistëve të tyre.
“5 sekonda pa përfunduar ndeshja, tifozët vendas kanë goditur basketbollistin tonë Marques Toënes me grushta pas kokës. KB Peja do të shqyrtoj çdo mundësi të mundshme”, shkruhet në reagimin e Pejës.
Ende nuk dihet se çfarë pritet të ndodh me fatin e ndeshjes, tani për tani salla është zbrazur
Rezultati ishte 84-78 për Bashkimin, teksa po luheshin vazhdimet e para të ndeshjes, pasi koha e rregullt u mbyll 69-69./Arbresh.info
Arteta “çmend” Arsenalin: stërvitje me stilolapsa para ndesh...
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standar...
Izraeli godet impiantin më të madh të Iranit, tensione para ...
Tensione në ndeshjen Rilindja 1974 – Trepça, u desh ndërhyrj...
“Heroi” i penalltive, 14-vjeçari nga Bosnja pritet të shpërb...
Duam drejtësi, duam drejtësi! Nuk ka shtet pa rini/ Studentë...