Vdekja e Davide Astorit ka lënë dilema të mëdha.
Davide Astori ndërroi jetë më 4 mars të këtij vitit, duke pikëlluar shumë futbollin italian dhe jo vetëm.
Sipas ‘La Nazione’, dy mjekë janë duke u hetuar për vdekje e anëtarit të Fiorentinës, përcjell “lajmi.net”.
Dy doktorët po hetohen për vdekjen e Astorit, pasi nuk kishin bërë siç duhet testet e lojtarit, që dukej se kishte probleme me zemër.
Sipas asaj që u raportua edhe nga ‘ Corriere della Sera’, 31 vjeçari kishte të rrahura të ngadalta të zemrës, gjë që ndikoi që ai të vdiste në gjumë.
Ekspertët bëjnë të ditur se Astori mund të ishte ende gjallë, po të mos gabohej në testet mjekësore nga dy mjekët në Firencë.
Kështu, që të dy po përballen me akuza të rënda, e që mund të shpallen fajtorë për vdekjen e tij.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...