Sigal Prishtina është nikoqire e Trepçës sonte në kuadër të gjysmëfinales së dytë në play-offin e Superligës së Kosovës në basketboll
Takimi fillon në ora 18:00 dhe luhet në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve”, shkruan Arbresh.info.
Kryeqytetasit kërkojnë sonte ta barazojnë serinë në 1-1. Teksa “xehetarët” do të tentojnë për fitoren e dytë.
Ndeshja e parë në Mitrovicë u dominua nga kampionia në fuqi ku në fund triumfoi 80 – 65.
Skuadra që arrin tri fitore e para në këtë seri kualifikohet për në finale aty ku do të luaj ndaj Bashkimit ose Pejës.
Kujtojmë se edhe në dy sezonet e kaluara këto dy skuadra janë takuar në gjysmëfinale ku mitrovicasit kanë triumfuar dy herë./Arbresh.info
Osmani në TED: Kosova, nga dhimbja në histori lirie dhe demo...
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme