Osmani dhe Abdixhiku takojnë kongresistin amerikan Keith Self, flasin për thellimin e partneritetit me SHBA-në

21:48 | 26 Maj 2026
E.H

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku kanë pritur në takim Kongresistit republikan nga SHBA, Keith Self.

Osmani përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për bashkëpunimi me administratën Trump dhe mundësit e thëllimit të këtij partneriteti.

“Ishte kënaqësi t’i urojmë mirëseardhje në Republikën e Kosovës mikut të madh të popullit tonë, Kongresistit republikan Keith Self. Në takimin tonë të përbashkët e falënderuam për qëndrimin e tij të qartë në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, anëtarësimit tonë në NATO dhe fuqizimit të paqes e stabilitetit në rajonin tonë. Diskutuam për bashkëpunimin tonë të ngushtë me administratën Trump dhe mundësitë e jashtëzakonshme për thellimin e këtij partneriteti”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale