Presidenti Bajram Begaj, përshëndeti Konferencën e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Evropian, e cila hap zyrtarisht rrugën për fazën e mbylljes së negociatave për anëtarësimin e vendit në familjen evropiane.
Kreu i Shtetit e cilësoi atë si një tjetër moment historik në rrugëtimin e pakthyeshëm evropian të Shqipërisë.
“Integrimi evropian është projekt kombëtar, është aspirata e brezave të shqiptarëve për një Shqipëri më demokratike, më të drejtë, më të zhvilluar dhe më dinjitoze në familjen evropiane”, – theksoi Kreu i Shtetit në mesazh, duke uruar të gjithë qytetarët shqiptarë për këtë arritje të rëndësishme.
Për Begajn, rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian vijon me më shumë përgjegjësi dhe përkushtim.
“Rruga vazhdon me më shumë besim, përgjegjësi dhe përkushtim”, – thekson më tej Kreu i Shtetit për procesin e mbetur drejt anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE.
Mesazhi i plotë i Presidentit të Republikës:
“Sot, Shqipëria hodhi një tjetër hap të rëndësishëm drejt familjes evropiane.
Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE është një moment historik në rrugëtimin e pakthyeshëm evropian të Shqipërisë.
Integrimi evropian është projekt kombëtar, është aspirata e brezave të shqiptarëve për një Shqipëri më demokratike, më të drejtë, më të zhvilluar dhe më dinjitoze në familjen evropiane.
Urime Shqipërisë dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë për këtë arritje të rëndësishme!
Rruga vazhdon me më shumë besim, përgjegjësi dhe përkushtim”.
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...
Parashikimi i motit për ditën e Kurban Bajramit
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërga...
Gjendet pa shenja jete një grua 60-vjeçare në Ferizaj
Marca me artikull të veçantë: Muriqi nuk është “Pirati”, ai ...