Graham Potter tashmë është lidhur me një rikthim në sol vetëm një ditë pasi u largua nga skuadra e Premierligës, Chelsea.
Potter, i cili pasoi trajnerin e Bayern Munichut, Thomas Tuchel te Chelsea shtatorin e kaluar, udhëhoqi Blutë në humbjen 2-0 në shtëpi ndaj Aston Villa të shtunën dhe u shkarkua të dielën.
Ndihmës trajneri i Chelseat, Bruno Saltor, është emëruar trajner i përkohshëm dhe do të jetë në krye të ndeshjes së skuadrës së tij me Liverpool në Stamford Bridge të mërkurën.
Sipas Football Insider, Leicester City tashmë është i vendosur për ta rrëmbyer Potterin për postin e tyre të lirë të trajnerit pas shkarkimit të Brendan Rodgers të dielën.
Ish-trajneri i Liverpool-it, Rodgers, i cili ka qenë i lidhur me Tottenham-in, u largua nga Leicester pas humbjes 2-1 të dhelprave ndaj Crystal Palace në Selhurst Park të shtunën.
Football Insider pretendon se Potter i shkarkuar së fundmi konsiderohet tashmë një nga kandidatët kryesor për Leicester dhe do të kontaktohet nga klubi.
Leicester është i etur që trajneri 47-vjeçar të arrijë dhe të ndihmojë për t’i shpëtuar ata nga rënia në Premier League, me Dhelprat në vendin e 19-të në tabelën e ligës këtë sezon.
46-vjeçari nga Kosova arrestohet në Ulqin, dyshohet se vrau ...
Takimi me kongresistët amerikanë, Haxhiu: Anëtarësimi në NAT...
Belgrano fiton titullin historik pas rikthimit të çmendur nd...
Arrestohen dy kosovarë në Maqedoni, dyshohen se transportoni...
Policia ekstradon nga Zvicra të dyshuarin për “Dhunim”
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...