Portland e 76sers barazojnë serinë, LA Lakers shënon fitoren e dytë

08:25 | 22 Prill 2026
D.H

Tashmë faza e nxehtë e kampionat më elitar të basketbollit në botë, NBA ka filluar dhe po prodhon ndeshjet të zjarrta, të njëjta kanë qenë edhe tri përballjet e natës së mbrëmshme ku sollën rezultate mjaft interesante.

Philadelphia 76sers arriti të shënoj fitore të madhe në udhëtim tek Boston Celtics duke triumfuar 97-111 për ta barazuar serinë në 1-1, shkruan Arbresh.info.

Më i dalluari në fitoren e 76sers ishte Edgecombe me 30 pikë, 10 kërcime e dy asistime. Teksa lojë të mirë bëri edhe Maxey me 29 sosh i cili shtoi edhe nëntë asistime dhe katër kërcime.

Për Boston u dalluan Brown me 36 pikë dhe Tatum 19 pikë, 14 kërcime e nëntë asistime.

Një fitore të madhe e arriti edhe Portland Trail Blazers në udhëtim tek San Antonio Spurs me rezultat 103-106.

Henderson shkëlqeu në këtë fitore me 31 pikë. Tek Spurs u dalluan me 18 pikë, Castle dhe 17 tjera i shtoi Fox.

Në takimin e fundit të mbrëmjes, Lakers shfrytëzoi terrenin vendas dhe shënoi fitoren e dytë ndaj Houston Rockets me rezultat 101-94.

Tashmë ata janë larg vetëm dy fitore larg kalimin në raundin tjetër. LeBron James pati performancë të jashtëzakonshme me 28 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asistime. Si dhe Marcus Smart i cili shtoi edhe 27 pikë e shtatë asistime.

Tek Rockets u dalluan dyshja Durant e Kennard me nga 23 pikë e gjashtë kërcime secili. Po ashtu 20 pikë e 11 kërcime i shtoi edhe Sengun por të pamjaftueshme për ta shmangur humbjen.

Kujtojmë se në rrethin tjetër të play-offit skuadrat që shënojnë nga katër fitore të parat./Arbresh.info