FIFA vendosi sot që ta gjobisë Federatën Serbe të Futbollit me 80 mijë franga (85,496 euro) zvicerane dhe ta dënojë me reduktim prej 20 për qindësh të pranimit të shikuesve në ndeshjen e 11 tetorit me Shqipërinë.
Dhe, ky lajm sikur ua ka bërë qejfin mediave kroate, të cilat kanë nisur ta ngacmojnë Serbinë për këtë vendim, para sfidës që do të luhet në Leskovc, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026.
Mediumi “24sata” i thumboi serbët me shkrimin e fundit: “FIFA ia dha një gjobë të madhe Serbisë. Me shqiptarët para një grushti njerëzish”, shkroi mediumi kroat duke iu referuar faktit se në stadiumin e Leskovcit pritet të ketë vetëm 6500 shikues, shkrim ky që i ka çartur mediat serbe gjithsesi, përcjell “Gazeta Express”.
FIFA e dënoi Federatën Serbe për incidentet që ndodhën në ndeshjen e këtij muaji me Anglinë, ku mungoi rendi dhe siguria, ndërsa pati edhe përleshje të tifozëve serbë brenda stadiumit.
Për këtë arsye edhe u zhvendos loja në Leskovc, mbi të gjitha shkaku i paqëndrueshmërisë dhe protestave që po mbahen kohë pas kohe në kryeqytetin serb.
Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit, Trump: Ata kanë rënë dakor...
Rusia nisi sulmin ajror më vdekjeprurës në disa muaj, duke v...
Pacolli: Projekti që duhej të ishte krenari, sot rrezikon të...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën p...
Kryeministrja italiane pas takimit me Ramën: Fokusi te mbroj...
Presdentja në detyrë nesër bën homazhe në Poklek e Çitakovë