Është mbajtur Kampi Ndërkombëtar Stërvitor i Xhudos në Graz të Austrisë. Xhudistët dhe xhudistet e ekipit të Kosovës zhvilluan përgatitje intensive për tri ditë, duke u stërvitur së bashku me sportistë nga vende të ndryshme të botës.
Përgatitjet vazhdojnë në Slloveni dhe Kroaci, si pjesë e programit të zhvillimit afatgjatë të gjeneratës së re.
Ekipi po udhëton dhe po punon nën udhëheqjen e trajnerëve Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi, me synim ndërtimin e një gjenerate të fortë dhe të suksesshme.
Fokusi kryesor i kësaj gjenerate mbetet përgatitja për ciklin olimpik 2028–2032 dhe përfaqësimi sa më dinjitoz i Kosovës në arenën ndërkombëtare, njofton Federata e Xhudos së Kosovës./Arbresh.info
Kosova dhe Serbia japin zotime për normalizim, pajtim dhe ra...
6 shtetas shqiptarë ekstradohen sot nga Dubai, dyshohet se j...
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë