Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se nëse qeveria i zhbllokon fondet e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për ndërtimin e Unazës së Kryeqytetit, atëherë nuk do të ketë asnjë tarifë për qytetarët.
Rama ka theksuar se propozimi për vendosjen e tarifës së kongjestionit është ende në fazë diskutimi dhe nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar. “Para së gjithash, dua të jem shumë i qartë: kjo është një ide për diskutim publik dhe jo një vendim i marrë”, ka deklaruar ai, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij, është shqyrtuar mundësia e një tarife prej 1 deri në 2 euro për automjetet e regjistruara jashtë Prishtinës dhe deri në 10 euro për kamionët e rëndë që hyjnë në kryeqytet.
“Fjalën e fundit e kanë qytetarët e Prishtinës që janë plotësisht të lirë të japin idetë, sugjerimet dhe alternativat e tyre në debatin publik”, ka shtuar Rama.
Ai ka sqaruar se arsyeja e shqyrtimit të kësaj ideje lidhet me nevojën për investime infrastrukturore në kryeqytet, veçanërisht për ndërtimin e Unazës së Kryeqytetit. “Prishtina ka nevojë urgjente për investime të mëdha infrastrukturore… një projekt që do të zvogëlonte kolonat, do të lehtësonte qarkullimin dhe do të përmirësonte cilësinë e jetës për të gjithë”, ka thënë ai.
Rama ka pretenduar se fondet për projektin, me vlerë rreth 206 milionë euro, vazhdojnë të jenë të bllokuara. “Paketa financiare për ndërtimin e Unazës së Qytetit arrinte vlerën prej rreth 206 milionë eurosh. Nga kjo shumë, deri në 40% ishin grant… Megjithatë, këto fonde u bllokuan dhe vazhdojnë të mbahen të bllokuara”, ka deklaruar ai.
Ai ka theksuar se në rast të zhbllokimit të fondeve nuk do të ketë nevojë për tarifa shtesë. “Por, nëse qeveria i zhbllokon fondet e BERZH-it për ndërtimin e Unazës së Qytetit, nuk do të ketë tarifa për askënd”, është shprehur Rama.
Në fund, ai ka ftuar qytetarët dhe grupet e interesit që të marrin pjesë në debat publik, duke theksuar se “Prishtina nuk mund të presë pafundësisht”./Arbresh.info/
Vendosen tabelat me emra të rinj të rrugëve në Mitrovicën e ...
GAP dhe KLGI kundërshtojnë tarifën për hyrje në Prishtinë
Përballje historike në UFC: Denis Buzukja përballë rivalit r...
Pas Haxhiut, Presidenti i KE-së pritet në takim nga Kurti
NATO do të nisë stërvitje me forca të reduktuara në Detin Ba...
Konjufca dënon sulmet e Iranit ndaj Kuvajtit dhe Bahreinit