Policia e ka zbuluar shkaktarin e aksidentit të legjendës së golfit, Tiger Woods, por hollësitë e tij do t’i bëjë publike vetëm pasi 15 herë kampioni amerikan të japë leje.
Shkaktari është gjetur dhe hetimi është kryer, ka thënë policia në Los Angeles.
Legjenda e golfit, 45 vjeç, u desh të operohej pasi pësoi thyerje në të dy këmbët dhe e copëtoi nyjën e këmbës në aksident.
Fituesi i 15 titujve të kampionit në golf u dërgua në spitalin Cedar-Siani për t’u operua më 27 shkurt. Ai u lirua një muaj më vonë.
“Ne e kemi përmbajtjen e kutisë së zezë, çdo gjë është kompletuar, nënshkruar, vulosur dhe dërguar”, tha shefi i policisë në Los Angeles, Alex Villanueva.
“Por ne nuk mund ta bëjmë publik shkaktarin pa lejen e njerëzve të përfshirë në aksident”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira