Ylli i Manchester United, Paul Pogba insiston se do të jetë i lumtur nëse Juventusi fiton Ligën e Kampionëve duke i uruar fat ish klubit të tij.
Pogba ishte autori i golit të parë në fitoren e Manchester United 2 me 0 ndaj Ajaxit në finalen e Evropa Ligës mbrëmjen e së mërkurës, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Mourinho i dërgon mesazh presidentit të Realit pas fitores në Evropa Ligë
“Nëse Juventusi fiton Ligën e Kampionëve, unë do të jem shumë i lumtur, shumë i lumtur”, tha Pogba pas ndeshjes.
“Pastaj ne do të jemi në ‘Super Cup’ kundër tyre? E vërtetë. Por, unë mund t’i uroj vetëm fat ish bashkëlojtarëve të mi”
Reprezentuesi i Francës u transferua nga Juventusi në Manchester United për një tarifë që theu rekord botëror, por ish klubi i tij nuk e ka ndierë mungesën e tij duke fituar titullin e gjashtë në Serie A si dhe duke arritur në finale të Ligë së Kampionëve./arbresh.info
Ylli i Barcelonës vendosi një rekord të padëshiruar në ndesh...
Britania në Këshill të Sigurimit kërkon që Beogradi ta vë pa...
Kallas thirrje Izraelit: Ndaloni sulmet ndaj Libanit!
Instituti i Mjekësisë Ligjore përfundon analizat për zjarrin...
SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut
Serbia vazhdon viktimizimin në Këshillin e Sigurimit për ser...