Një atlet i dytë xhudoje është pezulluar nga Lojrat Olimpike të Tokios para përballjes me izraelitin Tohar Butbul.
Pas algjerianit Fethi Nourine, edhe xhudisti nga Sudani, Muhamed Abdalrasool u peshua për kategorinë 73-kilogramë të përballjes, por nuk u paraqit dje në ndeshjen kundër Butbul për raundin e 32-të.
Fondacioni Ndërkombëtar i Xhudos nuk komentoi mbi arsyet e refuzimit të përballjes Abdalrasool dhe as zyrtarët e skuadrës së Sudanit.
Ndersa algeriani Fethi Nourine u pezullua në fundjavë nga Lojrat Olimpike të Tokios, pas tërheqjes kur mësoi se kundërshtari i tij do të ishte Butbul.
“Kemi punuar shumë për të arritur në Lojrat Olimpike, por kauza e Palestinës është shumë më e madhe se kjo,” kishte komentuar Nourine pas vendimit.
Trajneri i tij Amar Benikhlef gjithashtu foli për mediat algjeriane: “Nuk patën fat me shortin. Na ra të ndesheshim me një kundërshtar izraelit prandaj u detyruam të tërhiqeshim. Morëm vendimin e drejtë.”
Federata e xhudos njoftoi se Nourine dhe trajneri i tij ishin pezulluar në pritje të hetimit të cështjes.
Nourine është tërhequr dhe nga kampionati i xhudos në 2019 kur shorti i ra përsëri të ndeshej me Butbul. /TCH/
“Kemi kërkuar letër nga Kurti”, Çitaku flet për zgjedhjen e ...
Nga një vit e gjashtë muaj burgim për deputetin Egzon Azemi ...
Çështja e presidentit, Nagavci: Kurti po vazhdon angazhimet ...
MINTI gjobit KEDS-in për njehsorë me afat të skaduar
Nis mbledhja e Kryesisë, në rend dite caktimi i seancës së r...
Ministri i Jashtëm i Belgjikës nis vizitë 6-ditore në Ballka...