Real Madridi po ka probleme të mëdha këtë sezon me lëndimin e futbollistëve.
Los Blancos janë në hall të madh me lëndimet dhe në seancën e fundit stërvitore kanë munguar pesë yjet e skuadrës.
Eder Militao, Brahim Diaz, Eduardo Camavinga, Dani Ceballos dhe David Alaba mungojnë të gjithë në stërvitjen e Real Madridit përpara ndeshjes së tyre në Ligën e Kampionëve të martën.
Dihet se Alaba, Camavinga dhe Brahim do të mungojnë për ca kohë. Por surpriza është me Militao dhe Ceballos.
Militao luajti ndeshjen e fundit të Real Madridit duke ndihmuar Los Blancos të mbajnë portën e paprekur në fitoren 2-0 në udhëtim te Real Sociedad.
Ndërkohë, Ceballos pritej të kthehej menjëherë pas pushimit ndërkombëtar, por ai ende mungon në javën e tretë të dëmtimit të tij.
Lajmi i mirë është se Jude Bellingham dhe Aurenlien Tchouameni tani janë rikuperuar plotësisht dhe pritet të paraqiten në ndeshjen kundër Stuttgartit të martën./Telegrafi/
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës