Athletic Bilbao ka zhvilluar një lojë të mendua ndaj Barcelonës, duke e pritur rastin, që i erdhi në fund të lojës dhe fitoi 1-0.
Barcelona që e nisi pa Lionel Messin e lënduar, por me Antoine Griezmann dhe Fernkie De Jong, kishte vështirësi në fillimin e ndeshjes.
Ianaki Williams i kishte dy raste të mira për Bilbaon në fillim të ndeshjes, por që porta e Mark-Andre ter Segen nuk u mposht.
Luis Suarez përfitoi ngan një gabim në minutën e 33-të, por që gjuajtja e tij goditi shtyllën.
Pas pak minutash ai lëshoi fushën, shkaku i një dëmtimi.
Në vend të tij u fut Rafinha që rrezikoi bukur nga distanca, por shtylla ia mohon golin e bukur.
Pjesa e dytë ishte më e qetë, pasi që të dy skuadrat nuk u hapën shumë, me Barcelonën që dikonte lojën me mbajtjen e topit.
Kur pritej që ndeshja të mbyllej baras, në skenë doli Aritz Aduriz, që shënoi një gol tepë të bukur.
Me këtë gol u mbyll edhe ndeshja, ku Barcelona debuton në sezonin e ri me humbje. /Telegrafi/
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...