Pisa ka siguruar matematikisht rikthimin në Seria A.
Kjo është në histori suksesi për skuadrën e ish-legjendës së Milanit, Filippo Inzaghi, pasi ata u rikthyen pas 34 vjetësh në Serie A, shkruan Arbresh.info.
Ani pse humbën sonte me rezultat 1-0 ndaj Barit, kjo humbje doli të jetë “e ëmbël”, për ta pasi edhe Spezia u mposht dhe kështu siguruan matematikisht inkuadrimin në elitën e futbollit italian.
Pisa është në vendin e dytë, dy javë pa përfunduar sezoni i rregullt në Serie B, ku ka grumbulluar 72 pikë. Inkuadrimin në Serie A e ka siguruar edhe Sassuolo e cila është liderë me 82 sosh.
Nga sezoni i ardhshëm pritet të kemi një derbi vëllezërish mes trajnerëve pasi Filippo Inzaghi që drejton Pisan, është vëllai i Simone Inzaghit, trajnerit aktual të Interit.
Kujtojmë se disa vite më parë kjo skuadër bënte gara në ligën e pestë të Italisë dhe padyshim kjo është një arritje e madhe për ta, ku edhe gëzimi ishte i madh./Arbresh.info
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...