Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, deklaroi se edhe vetë do të revoltohej nëse do ishte në vendin e publikut, pas pamjeve nga protesta në Zvërnec, shkruan A2-shi.
“Ju kuptoj shumë mirë. Ju siguroj madje që në vendin tuaj, edhe unë do revoltohesha dhe do rreshtohesha kundër qeverisë. Sepse do më dukej e tmerrshme që disa roje private sigurie, në sytë e policisë së shtetit tim, pas një gardhi me tela me gjemba të ulërinin si kafshë dhe të merrnin nga jashtë brenda një njeri në të drejtën e vet. Ta tërhiqnin zvarrë nëpër plazhin e rrethuar e pastaj policia të thonte që i zvarrituri u fut vetë në pronën private, ndërkohë që duhet të ishin arrestuar në vend ata që e morën zvarrë protestuesin”, tha Rama.

KQZ jep udhëzime për plotësimin e fletëvotimit në zgjedhjet ...
Shpërthim masiv në fabrikën e fishekzjarreve në Maltë, dy të...
“Edhe unë do revoltohesha po të më thoshin se shteti po fal ...
Egzon Bejtullai kryen me sukses operacionin, nis fazën e rik...
Kurti për Marrëveshjen e Brukselit e Ohrit: E kam pranuar, p...
Antidroga kap mbi 25 kg marihuanë në Zveçan dhe Jarinjë, arr...