Tregu i transferimeve po përparon me shpejtësi dhe tashmë ka një sërë emrash të mëdhenj në afatin kalimtar të verës që po kërkojnë një aventurë të re.
Padyshim, pasiguria rreth të ardhmes së Cristiano Ronaldos e ka shqetësuar botën e futbollit dhe e gjithë vëmendja është te ylli portugez.
Pavarësisht rikthimit të 37-vjeçarit për të luajtur për Manchester United që pësoi humbje 2-1 në shtëpi nga Brightoni, ai ka shprehur vazhdimisht qëllimin e tij për t’u larguar nga klubi, shkruan telegrafi.
Barra e mos luajtur në Ligën e Kampionëve është një nga arsyet kryesore për këtë.
Që në momentin kur nisën të shfaqeshin thashethemet, portugezi nuk ka pasur mungesë të klubeve të interesuara për të.
Një nga destinacionet më emocionuese ishte ardhja e tij në atë që deri pak vite më parë ishte rivali i tij më i madh, Atletico Madrid.
Megjithatë, ky nuk është i vetmi destinacion befasues për portugezin.
Sipas ‘Sport’, Galatasaray raportohet se ka pasur kontakte me agjentin e Cristianos.
Klubi turk është i gatshëm të përmbushë kërkesat e pesë herë fituesit të Topit të Artë, mirëpo ende nuk ka përgjigje nga ana e lojtarit.
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur