Julian Nagelsmann është zyrtarisht trajneri i ri i kombëtares gjermane. Federata Gjermane e Futbollit ka prezantuar “ish”-in e Bayernit këtë të premte si pasardhësin e Hansi Flick në stolin e 4 herë kampionëve të botës.
DFB ka zbuluar dhe disa nga detajet e kontratës. 36-vjeçari ka nënshkruar një kontratë deri në 31 korrik të vitit të ardhshëm, ose e thënë më thjeshtë, deri pas finaleve të kampionatit europian Euro 2024. Që do të organizohet në Gjermani.
Nagelsmann, i cili do të përfitojë rreth 400 mijë euro në javë, do të shfrytëzojë miqësoret që do të zhvillohen deri në verën e vitit të ardhshëm. Ish-trajneri i Bayernit do të drejtojë skuadrën në ndeshjen e parë në 14 tetor, në miqësoren me Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Edhe pse vetëm 36 vjeç, Nagelsmann ka spikatur në botën e trajningut. Hapat e para i hodhi me moshat e Hoffenheimit, para se të drejtonte skuadrën e parë. Më pas shkëlqeu tek Leipzigu, ku drejtoi nga 2019 deri në verën e 2021.
Pastaj “gradimi” në pankinën bavareze. Me Bayernin arriti të fitonte titullin (2022), ndërkohë që ka marrë dhe dy medalje si fitues i Superkupës së Gjermanisë.
Në horizont për të është një tjetër sfidë e madhe: Kombëtarja. Nagelsmann nis një detyrë të bukur por edhe të vështirë, pasi duhet të ringrejë Gjermaninë, që ka zhgënjyer në vitet e fundit.
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...