Igli Tare është në negociata të avancuara me administratorin e përgjithshëm të Milanit për postin e drejtorit sportiv.
Përveç kësaj ai ka piketuar edhe disa lojtarë, të cilët mund t’i bashkohen klubit italian, shkruan Arbresh.info.
Edhe pse nuk ka ende asgjë zyrtare për afrimin e Iglit te Milani, mësohet se një nga futbollistët shqiptarë, i cili mund të jetë nga lëvizjet e para të tij me kuqezinjtë, është edhe Ardian Ismajli, ka bërë të ditur Panorama Sport.

Mbrojtësi i Kombëtares është një opsion shumë i mirë për një kalim të tillë dhe madje janë disa arsye pse ai është i favorizuar për të shkuar te Milani, nëse Tare zyrtarizohet.
Ismajli ka zhvilluar një sezon të mirë me Empolin dhe në ndeshje të caktuara kundër ekipeve të forta ka dalluar me paraqitjen e tij, duke treguar se është në nivelin e duhur, përcjell Top Channel.
E dyta, Ismajli del lojtar i lirë në fund të këtij sezoni sepse i përfundon kontrata me Empolin dhe përderisa një rinovim nuk ka ardhur deri tani, mbrojtësi do të dalë i lirë në treg dhe nuk do të kishte asnjë shpenzim për Milanin që do ta përfitonte falas, përveç pagës së tij vjetore, e cila me një rritje të llogaritur mirë, nuk rëndon arkat e klubit.
Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut