Chelsea dhe Manchester United i kanë ndarë pikët në derbin e zhvilluar në kuadër të javës së 13-të, që përfundoi me rezultat 1-1.
Djajtë e Kuq e filluan më mirë ndeshje, duke rrezikuar disa herë portën e Bluve, por Kepa Arrizabalaga ishte i pamposhtur.
Rastin e parë serioz për skuadrën e Erik ten Hag e krijoi Marcus Rashford në minutën e 28-të, por portieri spanjoll intervenoi bukur.
Sulmuesi anglez (34’) e pati një tjetër rast të mirë shënimi, mirëpo Arrizabalaga e dërgoi topin në rivënie nga këndi, shkruan telegrafi.
Më pas, Graham Potter intervenoi me zëvendësim, duke larguar nga loja Marc Cucurellan, dhe duke inkuadruar Mateo Kovacicin.
Loja e Chelseat filloi të ngjallej me kroatin, duke krijuar më shumë shanse, por pa ia dalë të gjejnë kuadratin e portës.
Pjesa e dytë ishte pasqyrë e asaj të parës, pasi dy skuadrat nuk është se shfaqën diç më shumë nga ajo para, por që dy skuadrat ia dolën me shumë mund të shënojnë nga një gol.
Në Minutën e 73-të, Trevoh Chalobah kishte një mundësi ideale, por që goditja u stopua nga traversa.
Një penallti e fituar nga Armando Broja, shkaku i një ndërhyrje të palejuar nga Scott McTominay, Jorginho (87’) e konvertoi atë në gol.
Mirëpo, Casemiro stopoi gëzimin e vendasve, pasi i barazoi shifrat në 1-1 falë një gabimi nga Kepa Arrizabalaga.
Pas javës së 13-të, Chelsea gjendet në vendin e katërt me 21 pikë, me Man United që gjendet në të pestin me 20 sosh.
Në xhiron e 14-të, Chelsea takohet me Brightonin, ndërsa Unitedi ka punime West Hamin.
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...
GO+ Peja mposhtet thellë nga Iraklisi në ENBL
BE-ja synon kufizime të reja ndaj eksportit të teknologjive ...
Flick konfirmon largimin e Ter Stegenit te Girona: Vendimi i...
Hargreaves: Rinumërimi bart rreziqe për afatet, e rëndësishm...
Trump nuk i ndal lëvdatat për veten: Po të mos isha bërë pre...