Barcelona po përgatitet për një rindërtim të madh të skuadrës këtë verë, i cili mund të çojë në largimin e pesë lojtarëve me profil të lartë nga “Camp Nou”, përfshirë Marcus Rashford dhe Frenkie De Jong.
Pavarësisht dominimit në La Liga, gjigantët katalanas synojnë të balancojnë financat dhe të rifreskojnë ekipin e parë pas një tjetër eliminimi zhgënjyes nga Liga e Kampionëve, këtë herë nga Atletico Madrid.
Hansi Flick dhe drejtuesit e klubit thuhet se kanë identifikuar pesë lojtarë kyç që “kanë përfunduar ciklin” dhe pritet të largohen gjatë verës.
Sipas Marca, lista përfshin lojtarë me paga të larta dhe të tjerë me kontrata drejt përfundimit, teksa klubi kërkon të lehtësojë presionin financiar.
Në këtë listë bëjnë pjesë Marcus Rashford (në huazim nga Manchester United) dhe Frenkie De Jong si emrat më të spikatur, së bashku me Robert Lewandowskin, Andreas Christensen dhe produktin e La Masias, Marc Casado.
Hierarkia e klubit po i jep përparësi krijimit të hapësirës financiare për të siguruar stabilitet afatgjatë, pas një sezoni ku skuadra dështoi të avancojë në arenën evropiane.
De Jong, i cili aktualisht përfiton afro 400,000 euro në javë, konsiderohet si kandidati kryesor për t’u shitur, me qëllim uljen e barrës së pagave.
Ndërkohë, sipas gazetarit Chris Wheeler të Mail Sport, Manchester United është gjithashtu i interesuar të largojë pagën e lartë të Marcus Rashford nga bilanci i tyre financiar, duke refuzuar të ulë klauzolën e blerjes prej rreth 30 milionë eurosh të përfshirë në marrëveshjen aktuale të huazimit.
Barcelona, nga ana tjetër, deri më tani nuk është e gatshme të angazhohet për ta blerë përfundimisht lojtarin.
Rashford ka kontribuar me 12 gola dhe 13 asistime gjatë periudhës së huazimit, por Barcelona ka dështuar në përpjekjen për të rinegociuar shumën prej 30 milionë eurosh me Manchester United./Telegrafi/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...