“Nerazzurrët” janë ndalur në ndeshjen si mysafirë në Renato Dall’Ara nga Bologna.
Interi ka barazuar 1 me 1 në ndeshjen kundër Bolognas në kuadër të xhiros së pestë në Serie A, shkruan portali arbresh.info. Gjiganti italian është ndalur pas katër fitoreve radhazi.
Bologna, e cila nuk ka fituar ende asnjë ndeshje këtë sezon, kaloi në epërsi në minutën e 32′ të ndeshjes përmes një supergoli nga Simone Verdi.
Megjithatë, rezultati i barazua në pjesën e dytë nga skuadra e Luciano Spalletti në Mauro Icardi.
Sulmuesi shënoi për 1 me 1 në minutën e 77′ nga penaltia.
Interi vazhdon qëndrimin në pozitën e parë me 13 pikë, ndërsa Bologna qëndron në pozitën e 11 me vetëm pesë pikë./arbresh.info/
https://streamable.com/8ghlx
https://streamable.com/xhmmg
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin
Osmani në TED: Kosova, nga dhimbja në histori lirie dhe demo...
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City