Napoli ka shënuar një fitore të madhe sonte ndaj Torinos me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së 34-të në Serie A.
Kjo fitore e bën liderë në Serie A, skuadrën e Amir Rrahmanit pas gafës së sotme të Interit ndaj Romës, shkruan Arbresh.info.
Scott McTominay në minutën e shtatë i dha epërsinë fillestare Napolit. Kurse katër minuta para mbarimit të pjesës së parë, po i njëjti shënoi për 2-0.
Deri në fund gola të tjerë nuk pati dhe Napoli arkëtoi tre pikë të arta në luftën për titull.
Pas 34 xhirosh, Napoli ka 74 pikë tri më shumë se Interi në pozitën e dytë, kurse Torino është e 10-ta me 43 sosh./Arbresh.info
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...