Vedat Muriqi është deklaruar pas humbjes 3-0 që Kosova e pësoi në shtëpi ndaj Suedisë. Përfaqësuesja jonë e filloi aventurën për kualifikimet në Kampionatin Botëror me humbje, derisa nuk arritën të konkretizonin disa raste.
Sulmuesi i Dardanëve tha pas ndeshjes se ata lëshuan shumë raste për gol dhe bënë disa gabime që u kushtuan ndaj një kundërshtari të fortë si Suedia.
“Filluam lojën me disa gabime, por me këto kundërshtar, me këto gabime pranuam golin e parë shumë herët”, ka thënë Muriqi për Super Sport Kosova.
“Filluam lojën 1-0 dhe ne lëshuam disa rastet. Ne duhet të tregohemi më të kujdesshëm dhe do të duhej të barazonim rezultatin, për të vazhduar më tej”.
“Kërkoj falje në emër tim dhe të skuadrës për këtë paraqitje”, ka shtuar më tej sulmuesi i Kosovës.
Haxhiu priti në takim Federatën e Kickbox-it të Kosovës
Vuçiq sulmon Kurtin: Ka dalë për gjueti ndaj serbëve në Koso...
Vjedhje e rëndë në Gjilan, hajnat thyejnë qendrën tregtare d...
Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë, trupi dërgohet...
Raportohet zhdukja e një gruaje në Obiliq, Policia nis hetim...
Vjedhje në Prishtinë, thyhet aparati i parkingut dhe merren ...