Finalja e Kupës së Kosovës mes Ferizajt dhe Dukagjinit është shoqëruar me skena të rënda në minutat e fundit, pasi Ferizaj ka lëshuar fushën vetëm disa minuta para përfundimit të ndeshjes, në shenjë proteste ndaj vendimeve të gjyqtarit Genc Nuza.
Në momentin e ndërprerjes, rezultati ishte 2-1 për Dukagjinin, pas golave të Altin Mërlakut (17’) dhe Hekuran Berishës me supergol nga rreth 50 metra (75’), ndërsa për Ferizajn kishte barazuar Kushtrim Shabani (23’).
Sipas asaj që po raportohet nga stadiumi, revolta e lojtarëve të Ferizajt nisi kur gjyqtari i katërt sinjalizoi vetëm katër minuta lojë shtesë, vendim që i irritoi ferizajasit me arsyetimin se gjatë pjesës së dytë kishte pasur më shumë ndërprerje dhe vonesa.
Situata u tensionua edhe më shumë pas një topllovie në zonë, ku Ferizaj pretendoi për penallti, por Nuza nuk e akordoi dhe, sipas protestave të lojtarëve, nuk shkoi ta rishikojë rastin në VAR.
Kapiteni i Ferizajt, Haxhimusa, protestoi ashpër te gjyqtari dhe u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke u përjashtuar. Pas këtij vendimi, situata eskaloi dhe ekipi i Ferizajt vendosi ta braktisë fushën, ndërsa për momentin mbetet e paqartë nëse do të rikthehen për ta vazhduar takimin.
Ferizaj pasi qëndroi mbi 10 minuta brenda u kthye në fushë për t’i luajtur minutat e mbetur. /Telegrafi/
Gjobë 500 euro ndaj një qytetari për hedhje të paligjshme të...
Trump: SHBA ka kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit
Një zyrtar në Shkodër goditet me mjete të forta në kokë, pol...
Abdixhiku: Po të kishim ambicie për pozita do të kishim marr...
Dukagjini e fiton Kupën e Kosovës – Berisha me supergol nga ...
Ferizaj lë fushën para fundit, protesta të lojtarëve ndaj gj...