Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric pretendon se bashkëkombësi i tij Mateo Kovacic do të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për klubin në të ardhmen.
Kovacic iu bashkua Realit dy vite më parë dhe ka bërë 73 paraqitje për klubin, por lojtari nuk ka arritur të jetë pjesë e formacionit starutes të skuadrës së Zinedine Zidanes pasi Modric dhe Toni Kroos vazhdojnë të jenë para tij, transmeton portali arbresh.info.
Është sugjeruar që Kovacic do të jetë pasardhësi i Modricut, por ky i fundit nuk e ka problem këtë duke thënë se 23-vjeçari do të ketë një të ardhme të ndritur.,
Duke folur rreth të ardhmes, Modric u përgjigj për ‘Marca’ duke qeshur: “Unë ende nuk dua të ndalem dhe kam shumë vite të mbetura. Mateo ka virtytet e tij, ju mund ta shihni këtë në fushë”.
“Ne nuk duhet t’i shkaktojmë presion atij duke thënë se është pasardhësi i këtij futbollisti apo i atij. Ne duhet ta lëmë atë me stilin e tij të lojës. Gjithmonë i kam besuar atij dhe në të ardhmen ai do të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për Madridin”
Kovacic, i cili ka qenë pjesë e Kroacisë në 36 ndeshje, ishte gjithashtu pjesë e skuadrës së Real Madridit që fitoi Ligën e Kampionëve dhe La Ligën sezonin e kaluar./arbresh.info

Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...