Luka Modric thotë se është “ëndrra” e tij të pensionohet si një lojtar i Real Madridit pas pesë viteve produktiveve në Santiago Bernabeu.
Reprezentuesi kroat u transferua në Spanjë nga Tottenhami për 30 milionë funta në verën e vitit 2012, transmeton portali arbresh.info. Pas një fillimi të ngadaltë në La Liga, Modric u bë njëri nga figurat kryesore në Madrid.
“Nuk kam menduar për këtë ende por do të vazhdoj të punoj këtu dhe të kujdesem për vetën time, këtu ka gjëra që mund të përmirësohen sigurisht, do të doja të pensionohem në Real Madrid, është ëndrra ime, por të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Modric për ‘Marca’.
“Në Madrid kërkesat janë gjithmonë në maksimum dhe duhet gjithmonë të jeni në krye. Nëse nuk jeni, dyshimet vijnë. Nëse vazhdojë të punojë në vetën, në problemet individuale, mendoj që unë kam vite të mjaftueshme përpara në këtë nivel sepse unë dua të jem në këtë nivel”
“Pjesa se ku gjendem tani më bënë ta shijojë çdo ditë, çdo stërvitje, çdo lojë dhe nuk dua ta humbas këtë. Do të luftoj për të qenë këtu për aq sa është e mundur. E kam vetëm Madridin në krye”
Gjatë sezonit 2016/17, Modric kaloi shifrën e mbi 200 paraqitjeve te Real Madridi./arbresh.info
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...