Real Madridi mbrëmë fitojë Superkupën e Evropës me fitore 2-0 ndaj Atalantas, në finalen e zhvilluar në Varshavë.
Goli i parë u shënuar nga Federico Valverde në minutën e 59-të, ku u asistua nga Vinicus Jr, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa pas disa minutave, Kylian Mbappe arriti të shënojë golin e tij të parë me fanellën e skuadrës spanjolle, i cili u asistua nga anglezi Jude Bellingham.
Kroati i cili është kapiten i skuadrës së Real Madridit, Luka Modric, luajti nga minuta e 77-të, duke e zëvendësuar Rodrygon.
Trofeu i Superkupës për 38-vjeçarin e emëroj atë si lojtari më i trofeshëm në histori të Real Madridit.
Modric deri më tani me fanellën e skuadrës spanjolle ka arritur 27 trofe, ndërsa pas tij është Nacho Fernandez me 26 trofe.
Fituesi i Topit të Artë, ka djersitur fanellën e Los Blancos në 535 ndeshje. /Arbresh.info
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...