Kryeqyteti i Kosovës do ta mirëpresë kampin e parë zyrtar të klubit të famshëm italian AC Milan, ka njoftuar kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Sipas njoftimit, kampi “Milan Junior Camp” do të zhvillohet në Prishtinë nga 9 deri më 13 korrik 2025, në bashkëpunim me Klubin e Futbollit për Femra Prishtina (KFV Prishtina) dhe me mbështetjen e Komunës së Prishtinës.
“Rossonerët rikthehen, falë mbështetjes së Komunës së Prishtinës dhe KFV Prishtina. Me krenari njoftojmë nisjen e kampit të parë zyrtar “Milan Junior Camp” në Kosovë, i cili do të mbahet në Prishtinë nga 9 deri më 13 korrik 2025. Kampi do të organizohet në bashkëpunim me Klubin e Futbollit për Femra Prishtina (KFV Prishtina)dhe Komunën e Prishtinës, nën patronatin e Presidentes së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu. Ky kamp do të zhvillohet në Kampin Kombëtar të Futbollit në Hajvali, në bashkëpunim të ngushtë me Federatën e Futbollit të Kosovës, dhe do të mirëpresë vajza dhe djem të moshës 6 deri në 17 vjeç, të cilët do të trajnohen sipas metodologjisë zyrtare të AC Milan nga trajnerë të certifikuar. Në Casa Milan, bashkë me drejtorin e sportit, Kushtrim Mushica dhe themeluesen e KFV Prishtina, Armenda Filipaj, formalizuam këtë nismë të madhe që shënon një moment historik për të rinjtë tanë”, ka njoftuar Rama. “Ky kamp shënon një kapitull të ri për futbollin në Kosovë, jo vetëm në fushën sportive por si një platformë për gjithëpërfshirje, bashkim dhe zhvillim personal duke e vendosur barazinë gjinore në zemër të kësaj nisme”./rtk
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë