Mbrojtësi i Liverpoolit, Joe Gomez, është bërë emri i fundit që po lidhet me një kalim në Milan, me raportet nga Italia që sugjerojnë se ‘Rossonerët’ e kanë identifikuar anglezin si një alternativë potenciale nëse nuk arrijnë të përmbyllin marrëveshjen për Manuel Akanji.
Sipas raporteve të IlMilanista, Milan dëshiron ende t’i ofrojë trajnerit të ri Massimiliano Allegri përforcime në mbrojtje, pasi klubi po kërkon të riinvestojë fondet e marra nga shitja e Malick Thiaw për 40 milionë euro te Newcastle në Ligën Premier.
‘Rossonerët’ tashmë kanë nënshkruar me mbrojtësin e dikurshëm të Juventusit, Koni De Winter, por dëshirojnë t’i ofrojnë Allegri një mundësi tjetër.
Raportet nga Italia sugjerojnë se mbrojtësi i Cityt, Akanji, është ende zgjedhja kryesore e Allegri për fazën defanzive.
Mbrojtësi zviceran mund të luajë në disa role në mbrojtje dhe ka përvojë në nivele të larta.
Megjithatë, raportet e IlMilanista tregojnë se Gomez shihet si një profil shumë i ngjashëm me Akanji, me mbrojtësin anglez që mund të luajë si në krahun e djathtë ashtu edhe në qendër të mbrojtjes dhe gjithashtu ka një përvoje në nivelin më të lartë./Telegrafi/
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...