Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi ka ndarë mendimet e tij për portierët që i konsideron më të mirët gjatë karrierës së tij.
Messi është padyshim njëri nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit dhe për shumë kë më i miri ndonjëherë.
Gjatë karrierës së tij rreth 20-vjeçare në nivele të larta, Messi është përballur me kundërshtar nga më të fortit.
Por, kush janë portierët më të mirë sipas yllit argjentinas?
Sulmuesi i Inter Miamit ka zbuluar dy portierët më të mirë, teksa më vonë ia ka shtuar edhe një emër të tretë.
“Portieri më i mirë? Unë kam luajtur kundër kaq shumë portierëve, por nëse do të më duhej të zgjidhja një… do të thosha Gianluigi Buffon dhe Manuel Neuer”.
“Nuk e di, ka kaq shumë portierë, por ata të dy janë më të mirët. Do të shtoja edhe Iker Casillas në atë listë”, ka thënë Messi. /Telegrafi/
Aksident mes një veture dhe kamionit me targa të Kosovës, ka...
Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot
Tuchel “trondit” Anglinë para Botërorit
Më 26 maj hapet faza përmbyllëse e negociatave me BE-në, Ram...
Rriten shtesat për lehona nga 325 euro në 500 euro
100 euro për pensionistë, studentë e punëtorë – Kurti prezan...