Lionel Messi është treguar modest pas ndeshjes ndaj Espanyolit ku i shënoi dy gola nga gjuajtja e lirë.
Barcelona fitoi në udhëtim te rivali lokal Espanyoli me rezultat të thellë 4-0 në derbin e vlefshëm për javën e 15-të në La Liga..
Në këtë ndeshje lojtari kryesor i katalunasve ishte ylli argjentinas Messi, i cili shënoi dy gola nga gjuajtja e lirë dhe një tjetër asistoi.
Megjithatë, edhe përkundër këtyre dy golave, Messi u tregua modest në intervistën e tij duke thënë se rëndësi ka fitorja e skuadrës.

“Në gjuajtjet e mia të lira, përpiqem të ndjek një ritual dhe gjithmonë përpiqem ta përsëris atë kur të shkon mirë”, ka thënë fillimisht Messi.

“Ndonjëherë nuk dalin goditjet e mira dhe nganjëherë bën gol”.
“Jam i lumtur që kam shënuar, por ajo që ka rëndësi për mua është që skuadra të fitojë”, përfundoi ylli argjentinas.
Shqipëria për herë të parë do të ketë ligj për Inteligjencën...
Horoskopi i datës 1 qershor, e hënë
Moti sot me diell e vranësira
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...