SC Gjilani ka ndarë rrugët me futbollistin Mehdi Çoba.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi gjilanas përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
25-vjeçari iu bashkua “Skifterave” në afatin kalimtar të janarit, derisa u paraqit në tetë ndeshje zyrtare, duke përfshirë edhe duelin e kupës.
“Sport Club Gjilani njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me futbollistin Mehdi Çoba, me marrëveshje të përbashkët mes palëve. Vendimi për ndarjen vjen në mirëkuptim të plotë, duke i hapur rrugë futbollistit që të kërkojë një ambient ku do të ketë më shumë hapësirë për aktivizim të vazhdueshëm në vazhdim të karrierës së tij.”
“25 vjeçari iu bashkua “kuqebardhëve” në afatin kalimtar të janarit, derisa u paraqit në tetë ndeshje zyrtare, duke përfshirë edhe duelin e kupës. Gjatë kësaj kohe, futbollisti shkodran tregoi profesionalizëm dhe përkushtim të lartë për fanellën.”
“SC Gjilani e falënderon Mehdi Çobën për angazhimin, profesionalizmin dhe korrektësinë e treguar gjatë kohës që ishte pjesë e klubit, duke i uruar shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij profesionale”, shkruhet në njoftimin e klubit të Gjilanit./Arbresh.info
Fantastike: Shqiptari Jurgen Uldedaj mbron titullin IBO ndaj...
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...