Gjiganti turk Fenerbahçe ka nisur lëvizjet për sezonin e ri, duke siguruar një marrëveshje paraprake me sulmuesin kosovar Vedat Muriqi për një rikthim të mundshëm në Stamboll.
Skuadra verdheblu, e cila aktualisht ka mungesë opsionesh në repartin ofensiv, synon ta forcojë vijën e sulmit pikërisht me ish-golashënuesin e saj, shkruan Arbresh.info.
Përveç talentit të ri Sidiki Cherif, Fenerbahçe nuk ka alternativa të tjera bindëse në majë të sulmit, çka e ka shtyrë klubin të veprojë shpejt në këtë drejtim.
Sipas mediumit turk Sabah, Fenerbahçe ka arritur një akord paraprak me Muriqin, i cili është i hapur për rikthimin te klubi ku ka luajtur në sezonin 2019/20.
Tashmë pritet që drejtuesit e klubit turk të ulen në tavolinë me Mallorca për të negociuar transferimin.
Klubi spanjoll raportohet se kërkon rreth 10 milionë euro për kartonin e sulmuesit 31-vjeçar, i cili po kalon një sezon shumë të mirë në La Liga.
Muriqi është ndër golashënuesit më të dalluar këtë edicion, duke renditur i dyti në listën e golave me 21 realizime, menjëherë pas yllit të Real Madrid, Kylian Mbappé, i cili kryeson me 23 gola.
Gjatë këtij sezoni, sulmuesi dardan ka zhvilluar 30 ndeshje zyrtare, ku në 29 prej tyre ka qenë titullar, duke dëshmuar formë të lartë dhe vazhdimësi në paraqitje.
Interes për shërbimet e tij ka shfaqur edhe Barcelona, që po monitoron situatën e sulmuesit.
Vedat Muriqi ka kontratë me Mallorcan deri më 30 qershor 2029, ndërsa vlera e tij në treg aktualisht vlerësohet rreth 4.5 milionë euro.
Muriqi luajti në sezonin 2019/20 tek Feneri ku në 32 ndeshje në Superligën e Turqisë me 15 gola e pesë asistime./Arbresh.info
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...
Kurti sulmon ashpër liderët e opozitës: Katër veta në VV kan...