Teka ndeshjet në liga të shumta evropiane po vazhdojnë edhe në ditët e verës, pasi sezoni ishte shtyrë për shkak të pandemisë – në të njëjtën kohë tani po ndodhin edhe transferimet.
Borussia Dortmund ka njoftuar zyrtarisht se ka transferuar si lojtar të lirë mbrojtësin e PSG-së, Thomas Meunier.
Mbrojtësi i djathtë i Paris Saint Germain ishte në vitin e fundit të kontratës me klubin francez dhe u transferua në Gjermani me parametra zero.
Ky veprim i Dortmundit ka mundësi të ketë dhënë një tjetër sinjal, mbrojtësi i djathtë aktual, Achraf Hakimi, duket se mund të kthehet në Real Madrid.
Blerja e mbrojtësit Meunier jep sinjale se Achraf me kërkesë të Zinedine Zidane do të kthehet në “Santiago Bernabeu”, për të konkurruar me Dani Carvajalin me për një pozicion, pasi tani për tani spanjolli nuk ka zëvendësues.
Hakimi është huazuar në Dortmund në vitin 2018 dhe huazimi i tij skadon në fund të këtij muaji, por me kërkesë të Dortmundit, për shkak të pandemisë COVID-19 që janë shtyrë gjitha ligat, ka mundësi të qëndrojë deri në përfundim të Bundesligës.
Aktakuzë për vrasje të rëndë në tentativë ndaj një personi
Shembja e gurëve në rrugën Pejë-Rugovë, policia apelon te qy...
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për sulmin terrorist në...
Goditet nga vetura një këmbësor në Zubin Potok
Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, disa ...
IKD mirëpret futjen në rend të ditës së certifikimit të rezu...