Kombëtarja nuk njeh pushim, pasi për ballja e nesërme me Maqedoninë i detyron të zbresin në fushë. Kështu ditën e djeshme, në orën 10 e 30 kuqezinjtë, nën drejtimin e Christian Panuccit, kanë zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore të ndarë në dy grupe.
Titullarët në sfidën me Lihtenshtejnin kanë bërë xhiro përqark fushës dhe më pas streçing, ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve kanë bërë një seancë stërvitore normale, ku edhe bënë një minindeshje midis tyre. Ra në sy edhe prezenca e Armando Sadikut, i cili u stërvit normalisht me pjesën tjetër të grupit.
Me shumë gjasa, për të mos thënë që është e sigurt: Bomberi elbasanas do të hidhet në fushë nga minuta e parë, për më tepër që pa të Kombëtarja nuk e rrezikoi shumë portën e kundërshtarëve.
Dje, Panucci nuk zbuloi asgjë nga formacioni që mund të hedhë në fushë, pasi skuadra u stërvit me dy grupe të veçanta, por duke parë intensitetin dhe kërkesën e llogarisë që tekniku u kërkonte lojtarëve “rezervë”, pritet që disa prej tyre të luajnë nga minuta e parë dhe të shihen si alternativë për sfidën me Maqedoninë.
Panorama Sport e zbulon formacionin e mundshëm. Maqedoni – Shqipëri luhet më 5 shtator.

Iraola favorit për ta zëvendësuar Allegrin, zbulohen detaje ...
Netanyahu: Izraeli do të intensifikojë sulmet ndaj Hezbollah...
Policia në Drenas arreston të dyshuarin për vrasje në tentat...
Policia e Kosovës publikon statistikat: 25 aksidente me të l...
Enzo i hap derën Real Madridit, në garë futet edhe gjiganti ...
Prizren, arrestohet një person pas të shtënave me armë në ah...