Brentfordi ka arritur të shënoj një fitore të madhe ndaj Mancheteser United në Prmier League, duke e mposhtur me rezultat 4-3 në xhiron e 35-të.
Ndeshja nisi mirë për mysafirët pasi shënuan në minutën e 14-të me anë të Mason Mountit, shkruan Arbresh.info.
Por vendasit u rikthyen shumë shpejtë. Një autogol i Luke Shaw baraspeshoi gjërat në minutën e 27-të.
Ndërkohë, Brentfordi shënoi edhe golin e avantazhit gjashtë minuta më vonë.
Pjesa e dytë ishte edhe më fatale për Manchester United ku pësuan edhe dy gola tjerë. Ishte pikërisht Schade ai që shënoi për 3-1 në minutën e 70-të.
Teksa katër minuta më vonë Wissa shënoi edhe golin e katërt.
Tetë minuta para përfundimit, Garnacho shënoi një supergol për 4-2. Manchesteri shënoi edhe një gol tjetër me Amad Diallon.
Pas 35 xhirosh, Brentfordi ka 52 pikë dhe është i 10-ti në tabelë, ndërsa Man United mbetet i 15-ti me 39 sosh./Arbresh.info
Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte...
Kurti uron KF Lepencin dhe paralajmëron renovimin e stadiumi...
E rëndë në Turqi: 30-vjeçarja humb jetën pasi bie nga kati i...
Athina kërkon sqarime nga Tirana pas lëndimit të shtetasit g...
Mbi 1300 gjoba dhe 31 aksidente brenda një jave në rajonin e...
Operacion i rrallë në Spitalin e Mitrovicës, 54-vjeçarit i h...