Loriana Kuka ka nënshkruar kontratën e re me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Solidaritetin Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për Bursën Olimpike Tokio 2020.
Me propozimin e KOK-ut, xhudistes tonë i janë ngritur të ardhurat nga Bursa Olimpike Tokio 2020, prej 150 dollarë në 500 dollarë në muaj.
Ngritja e bursës vjen falë paraqitjeve të mira në vitin 2019. Loriana (-78 kg) ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror Tokio 2019, si dhe medaljen e bronztë në Lojërat Evropiane Minsk 2019. Suksesi nuk i ka munguar as në garat Grand Slam e Grand Prix. Ajo ndodhet brenda normës Olimpike Tokio 2020.

Kontrata u nënshkrua nga presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, xhudistja Loriana Kuka dhe kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka.
“Në emër të KOK-ut shprehu kënaqësinë që kemi mundësinë për ta ndërruar kontratën me Loriana Kukën, e cila vjen si rezultat i arritjeve të saj të jashtëzakonshme, prandaj sot në mënyrë solemne po e bëjmë nënshkrimin e kontratës”, deklaroi presidenti Hasani.
Loriana falënderoi KOK-un për mbështetjen e vazhdueshme. “Është kënaqësi e madhe që kemi përkrahje të tillë”, tha ajo.

I pari i FXHK-së, Agron Kuka, theksoi falënderoi presidentin Hasani, KOK-un dhe SO të KON-in që i kanë vlerësuar rezultatet e Lorianës. “Loriana e ka pasur një bursë, por me arritjen e rezultateve kulminante, KOK ka marrë vendim për rritjen e mbështetjes, andaj uroj që Loriana të na gëzojë me rezultate edhe në vitin 2020”, u shpreh Kuka.
Krahas medalistes së bronztë botërore, KOK falë mbështetjes së SO të KON-it ndanë edhe 17 bursa tjera Olimpike Tokio 2020, tri bursa Olimpike Pekin 2022, ndërsa nga fondi i vet u ndaj nga 100 euro në muaj gjashtë Shpresave Olimpike 2019./arbresh.info/
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...