Llapi nga Podujeva nuk e ka ndërmend të dorëzohet, por është e vendosur një punës që e kanë filluar t’i shkojnë deri në fund dhe ata që e meritojnë të ndëshkohen sipas rregullores që parasheh.
Llapjanët ka kohë që kanë ngritur zërin për kurdisje dhe sipas tyre kanë fakte të forta, dhe bazë që organet e FFK-së t’i marrin të gjitha masat. “Njoftojmë tifogrupin ‘Legjendat’’ dhe gjithë dashamirët e KF Llapit që të jenë të durueshëm rreth padrejtësive të shkaktuara ndaj KF Llapit.
Kompeticionet e garave dhe klubet futbollistike garuese në Kosovë funksionojnë duke respektuar Rregulloren për Gara, Propozicionet e Garave dhe Rregulloren Disiplinore, ku mbi bazën e rregulloreve të miratuara nga FFK klubet garuese janë të obliguara të respektojnë në përpikëri rregulloret në mënyrë që të zhvillohen gara korrekte, të drejta dhe kualitative, në të kundërtën i humb kuptimi garimit në kompeticionet e organizuara nga FFK.
Ne si klub jemi të dëmtuar nga klubet të cilat nuk i kanë respektuar rregulloret konkretisht nga klubet të cilat janë të implikuara në trukime dhe me padrejtësi kanë përfituar në DigitAlb Kupën e Kosovës.
Sot avokati ynë ka deponuar zyrtarisht në FFK, kërkesën që të merren vendimet nga FFK meqenëse përveç provave të video-incizimeve, provave tekstuale të cilat qarkulluan në media së fundmi këtyre provave iu shtuan edhe disa dëshmitar (futbollist) të detyruar për kurdisjen e rezultateve nga klubet përkatëse KF Besa dhe KF Trepça.
KF Llapi kërkon që konform rregulloreve dhe provave FFK të merr vendimin 4 pikësh të deponuar nga avokati i KF Llapit dhe të rishqyrtohet edhe njëhere rasti i Albert Dabiqaj në komitetin ekzekutiv.
Ne tifogrupit ‘Legjendave’ dhe simpatizuesve të KF Llapi iu kërkojmë të jenë të durueshëm duke besuar në marrjen e vendimit sa më të shpejtë që është e mundur nga FFK”, thuhet nga KF Llapi.
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira