Llapi ka arritur të ndal me barazim Ferizajn në duelin e xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, shkruan Arbresh.info.
Ishin mysafirët që shënuan të parët, me anë të Erijon Sejdiut në minutën e 61-të, pas një asistimi të Antonio Ilieski.
Por kjo epërsi nuk zgjati shumë pasi tetë minuta më vonë Llapi fitoi penallti.
Në gol e shfrytëzoi sulmuesi llapjan Ardit Tahiri i cili barazoi rezultatin.
Deri në fund gola të tjerë nuk pati kështu që dy skuadrat morën nga një pikë. Pas 33 xhirosh, Ferizaj është i katërti me 49 pikë aq sa ka edhe Malisheva.
Kurse, Llapi mbetet i teti me 41 pikë.
Xhiron e radhës, Llapi udhëton tek Suhareka kurse Ferizaj e pret në shtëpi Ballkanin./Arbresh.info
Pacolli i shpreh ngushëllime Ilir Metës për vdekjen e babait
E rëndë, i riu nga Malisheva humb jetën në një lumë në Itali
Komandat Remi në Vushtrri: Koha për t’i dhënë fund krizës po...
Vdes babai i Ilir Metës
Kapja e afro 26 kg marihuanë, Prokuroria e Mitrovicës jep de...
Hapet konkursi për pranimin e 44 kadetëve të rinj